Informations
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalifati Arab

Shko poshtë

Kalifati Arab Empty Kalifati Arab

Mesazh  Njimi Fri Feb 11, 2011 4:47 pm

Kalifati Arab

Kalifati është hapsira që gjendet nën qeverisjen e zëvendësit/trashëgimtarit. Kalifi është person i cili është udhëheqës i muslimanëve si në aspektin e mirmbajtjes së rregullave fetare ashtu edhe në aspektin e udhëheqjes së muslimanëve. Kalifët nuk ishin profetë, pra nuk ishin të dërguar të krijuesit, mirëpo me gjithatë ata donin të mbanin për vete autoritetin fetar.
Kalifati i parë u paraqit pas vdekjes së Muhammedit, të dërguarit të fundit nga Zoti, më 632 udhëhequr nga sahabi më i dashur i Muhammedit Ebu Bekr Siddik. Pas vdekjes së Muhammedit sahabet (shokët, bashkë jetësit e tijë) vazhduan emanetin e tij si dhe urdhërin e Zotit mbi njoftimin e njerëzimit mbi Islamin. Ebu Bekr shtrirjet e para i bëri drejt Perandorisë Bizantine.
Kalifi i dytë u udhëheq nga Umer Ibn el-Hatabi pasi që nga forcat Islame ishte përfshirë pothuaj se e gjith Arabia, provincat Bizantine të Sirisë dhe Egjiptit si dhe menjëherë pastaj mbretëria Sasanid-ve. Ushtarakët arab nuk ngjanin në ushtri fisi por një fuqi e ushtruar dhe organizuar që dinte që qëllimet për pushtimin e tokës dhe të pasurisë të i mishërojë me qëllimet për përhapjen e fesë Islame. Fuqia gjithnjë e më tepër kalonte në veri ku gjendeshin tokat e pasura të banuara me dendësi të madhe si Siria dhe Iraku.
Kalifi i tretë Uthman Ibn Afan për dallim nga dy të parët në vitin 644 kishte të bënte luftë me grupe që e rezistonin atë përbrenda udhëheqjes së tij, kështu që më 656 vritet. Me këtë fillon edhe periudha e luftës së brendshme të fuqisë arabe. Në vitin 664 arrihet një marrëveshje dhe fuqia i bie në dorë udhëheqësit të Sirisë Mu´awiya ibn Abi Sufyan dhe nga historianët merret si pikë e ndryshimeve të rëndësishme.
Nga kjo kohë titulli Kalif fillon të përcillet si trashëgimi familjare. Përfaqësuesit thirreshin Umajad-ët. Mu´awiya ja jep titullin të birit të vetë i cili e vazhdon traditën duke ja lënë po ashtu të birit.
Pastaj fillo periudha e luftës qytetare gjatë së cilës ndryshojnë raportet e forcave dhe Damasku njihet si kryeqyteti i ri i perandorisë arabe.
Nga Damasku gjer më 650 arabët islamizojnë tërësisht Afrikën Veriore. Nga ekspertet e "gërmadhave" të Bizantit merret si koha kur myslimanët fillojnë të aktivizohen edhe në det. Më 649 pushtojnë Qipron dhe menjëherë pastaj Sicilinë. Në fund të shekullit VII, Kalifati arab arrin në bregdetin e atlantikut, në Marok dhe më 711 hynë në Spanjë ku marrin nën kontroll pothuaj se gjithë gadishullin e Iberisë si dhe toka në pjesën jugore të Francës. Ndërsa në drejtim të lindjes u pushtuan tokat deri në Oxus dhe më këtë vije deri depërtimi i par mysliman në veriperendim të Indisë.
Depërtimi islam në drejtim të perëndimit u ndal një shekull pas vdekjes së profetit më 732 nga Karl Martell në betejën afër Poities (Francë). Me këtë arrihet edhe kulmi i pushtimeve dhe depërtimi i fesë islame nuk paraqiste rrezik për vendet kufitare pasi që ata kishin pushtuar shumë toka por nuk kishin arritur për të përforcuar mbrojtjen e tyre.
Pas viteve 749-754 gjatë të cilave Umajid-ve ju deshtë të iknin pasi që u mundën nga Abasidët vije në fuqi Kalifi Abul-Abbas pasardhës i Axhës së Muhamedit. Me këtë sipas tyre fuqia bie si ka dashtë zoti në vendin dhe rendin e vetë pasi që ishte ndotur nga Umajid-ët.



Zgjerimi i tokave arabe
I: Mohammed
II: Aboe Bakr
III: Omar
IV: Othman
Sundimi i Abasidëve nuk dallonte fare nga sundimi Umajd-it. Po sa erdhi në fuqi Kalifi Abul-Abbas filloj pastrimin (vrasjen) së pari të njerëzve që e sollën në fuqi. Me vdekjen e Abul-Abbas-it titullin e Kalifit e merr i vëllai, i cili mbante titullin sundues al-Mansur (Fituesi). Nga këtu qendra e fuqisë zhvendoset në Bagdad dhe fillon koha e lulëzimit nën sundimin e Abasidëve e cila merret si kulmi i historisë së Islamit. Kjo periudhë zgjatë deri në fund të shekullit X kur sunduesit në provincat perëndimore fillojnë të pavarësohen dhe më vonë edhe sunduesit e provincave në lindje. Pavarësimin e tyre Kalifët nuk mund ta ndalnin edhe me ushtritë e paguara.
Në Kajro më 910 del në skenë një njeri me prejardhjen nga çika e Muhamedit, Fatima dhe shpallet Kalifë dhe më vonë udhëhiqte Kalifatin me Egjiptin dhe Sirinë të njohur si "Fatimidët". Fatimidët sundojnë gjer në vitin 1171 kur një ushtarak Kurdë i shkarkojë. Ky ja arrin që deri në fund të shekullit XI të mund kalorësit e kryqëzatës Evropiane në qytete e Palestinës dhe përreth saj.
Gadishulli Iberik i cili qeverisej nga Umjad-ët fillojë të shpërndahet në pjesë të vogla dhe nuk paraqitshin ndonjë pengesë për depërtimin e krishterimit nga veriu në jug. Sicilia u humbë në duar të çobanëve të Evropës veriore.

Selxhukët
Zgjerimi i tokave arabe gjatë kalifatit
Selxhukët ishin një dinasti turke me një trupë të fortë ushtarake që në vitin 1055 sundonin Bagdadin, Iranin, Irakun dhe pjesë më të madhe të Sirisë. Pasi që selxhukët nuk kishin të drejt Kalifi ata sundonin ndërsa titullin pa ndonjë ndikim e mbanin Abasidët. Gjatë shekullit të XIII nga një dinasti mongole që nuk i takonte fesë Islame rrezikohen tokat në pjesën lindore që merreshin si të kalifit Abasidë dhe më 1258 forcat e tyre hynë në Bagdad dhe e vrasin Kalifin. Sundimtarët mongol që sundonin në Irak dhe Iran pranojnë për vete fenë Islame mirëpo edhe më këtë ata nuk arrijnë të depërtojnë më tutje në perëndim pasi që hasin kundërshtimin e Mamalukëve (ushtarakë skllav), gjatë viteve 1250-1517. Këta ushtarë, pra Mamamalukët shkatërrojnë qytete e themeluara në Siri dhe Palestinë nga kalorësit e kryqëzatës.

Shuraja e Kalifatit
Gjatë kësaj kohe kufijtë e myslimanëve pësojnë ndryshime të mëdha. Përhapja e fesë Islame tani bëhej edhe pa pushtime. Kështu një pjesë e madhe e popullsisë së Greqisë kalon në Islam. Besimtarët myslimanë dhe sunduesit mysliman zgjerohen edhe në lindje deri në Indin veriore ndërsa në Afrikë përhapej nëpër vendet që bënin tregti me myslimanët kështu besimtarët mysliman zgjerohen deri në brigjet e Afrikës jugore. Perandoria Arabe tani më ishte rrënuar mirëpo njerëzit edhe më tutje merrnin fenë Islame.
Njimi
Njimi
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 09/02/2011

https://info.macedonianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi