Informations
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Republika Franceze

Shko poshtë

Republika Franceze Empty Republika Franceze

Mesazh  Njimi Sat Feb 12, 2011 5:03 pm

Franca

Republika Franceze, (frëngjisht: République Française), shtet i Evropës perëndimore, është i përbërë nga Franca metropolitane dhe nga departamentet e përtejdetit (Departaments d'Otremer). Parisi është qyteti më i madh dhe kryeqytet i Francës. Franca është njëra nga themelueset e Bashkimit Evropian (BE).
Franca kufizohet me Belgjikën në veri, me Luksemburgun ne veri-lindje, me Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë në lindje dhe në jug me Spanjën, Andorrën dhe Monakon. Ajo laget në jug-lindje nga deti Mesdhe, në perëndim nga oqeani Atlantik dhe në veri-perëndim nga kanali i La Manshit (Manche), i cili nga frëngjishtja përkthehet (mënga) sepse si një hapësirë e ngushtë e një mënge ndan Britaninë e Madhe nga Franca si dhe ngushtica Pa dë Kale (Pas de Calais), që ndan Francën nga Anglia dhe bashkon La Manshin me Detin e Veriut.
Franca është ndër themeleuesit e Bashkimit Evropian, zonës së Euro-s dhe hapësirës Schengen. Si këshilltare e OSCE ështe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Orgaizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ndikuar në afirmimin e "Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarëve" të nxjerrë në vitin 1789. Franca është anëtare e disa organizatave të njohura botërore ndër të cilat është edhe NATO prej të cilës ajo ishte tërhequr në vitin 1966.

Historia
Artikulli kryesor Historia e Francës
Emri “Francë” vjen nga latinishtja Francia, e cila fjalë për fjalë përkthehet “vend i frankëve” ose “Frankland”. Ka teori të ndryshme për origjinën e emrit të frankëve. Njëra thotë që ai rrjedh nga fjala proto - gjermanike frankon, e cila i referohet shigjetës dhe njihej midis frankëve me emrin francisca.
Një etimologji tjetër e propozuar është ajo që në gjuhët e vjetra gjermanike emri frank nënkuptonte një njeri të lirë, e kundërta me skllav. Kjo fjalë vazhdon të ekzistojë në frëngjishten e sotme si franc, madje ajo emërtonte edhe monedhën franceze deri në zëvendësimin e saj me Euron.
Në Gjermani Franca vazhdon të thirret me emrin Frankreich, e cila fjalë për fjalë do të thotë “Mbretëri e Frankëve”. Për ta dalluar nga perandoria e frankëve nën Karlin e Madh, Francën moderne gjermanët e quajnë Frankreich, kurse perandorinë e dikurshme të Karlit Frankenreich.

Politika
Artikulli kryesor Sistemi shtetëror
Logoja e Republikës FrancezeRepublika Franceze ka sistem unitar gjysëm-presidencial me tradia të forta demokratike. Kushtetuta e Francës e Republikës së pestë u aprovua me Referendum më 28 shtator 1958. Ajo forcoi mjaft autoritetin e ekzekutivit në relacion me Parlamentin. Dega ekzekutive ka dy kryetarë: Presidentin e Republikës, i cili zgjidhet me votë për një mandat 5 vjeçar dhe është Kreu i Shtetit, dhe Qeveria, e drejtuar nga Kryeministri që caktohet nga Presidenti.
Parlamenti i Francës është legjislaturë dy-dhomëshe e formuar nga Asambleja kombëtare (Assemblée Nationale) dhe Senati. Deputetët e Asamblesë Kombëtare zgjidhen me votë për një mandat 5 vjeçar. Asambleja ka fuqi që të shpërbëjë kabinetin, kështu që shumica në Asamble vendos zgjedhjen e Qeverisë. Senatorët zgjidhen nga një komision zgjedhor për një mandat 6 vjeçar, dhe gjysma e anëtarëve vendosen me zgjedhje çdo 3 vjet duke filluar nga shtatori 2008.[1] Fuqitë legjislative të Senatit janë të kufizuara; në një mosmarrëveshje midis dy dhomave, Asambleja Kombëtare ka fjalën e fundit, përveç ligjeve kushtetuese dhe lois organiques (ligje që parashihen direkt në kushtetutë) në disa raste. Qeveria ka ndikim të madh në përcaktimin e programit të Parlamentit.
Politika franceze karakterizohet me dy grupe rivale politike: E Majta, e përqendruar rreth Partisë Socialiste, dhe E Djathta, e përqendruar rreth Rassemblement pour la République (RPR) dhe tani pasardhësin e saj Union pour un Mouvement Popolaire. Dega ekzekutive kryesisht përbëhet nga UPM-ja.

Njësitë administrative
Artikulli kryesor: Njësitë administrative të Francës
22 régions dhe 96 départements të Metropolitantit Francezë.Franca ka 26 njësi administrative të nivelit të lartë të quajtura "Région" nga të cilat 22 janë pjesë e Francës Metropolitane (21 janë në pjesën kontinentale të Francës Metropolitane, një është "territori kolektiv" i Korsikës dhe katër njësi janë si njësi "territoriale detare". Këto njësi ndahen më tutje në njësi më të vogla të quajtura "département". Departamentet janë të shifruara (shumica sipas ABC-së) dhe shifrat përdoren në raste si p.sh.: kodi postar apo tabelat e automjeteve.
Departamentet ndahen në 342 njësi më të vogla të quajtura arondisements (org.:arrondissements), mirëpo në këtë nivel nuk ka kuvende dhe shumica shërbejnë për kryerjen e punëve administrative. Arondisementet ndahen më tuje në 4,035 kantone (org.:Canton) njësi edhe më të vogla, por edhe këto nuk kanë kuvende por shërbejnë për organizimin administrativ si p.sh.: ofrimin e shërbimit gjatë zgjedhjeve të lira. Përfundimisht arondisementet ndahen në 36,682 komuna (org.:Commune), njësi që kanë kuvendin zgjedhor.
Régiones, départements, dhe communes janë të njohura si "bashkësi territoriale" (org.:collectivités territoriales) që nënkuptojnë njësi me asamblenë lokale si dhe ekzekutivin përderisa në anën tjetër arrondissements dhe cantons kanë më tepër funksion administrativ.

Gjeografia
Artikulli kryesor: Gjeografia e Francës
Sipërfaqja e përgjithshme e Francës është 547,030 km2 pa përfshirë viset e tjera nën administrimin e saj, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 2 00 L dhe 545,630 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,400 km 2 ujë. Vija bregdetare e Francës është 3,427 km e gjatë.
Klima e Francës në përgjithësi është me dimër të ftohtë dhe verë të butë por kjo nuk vlen për viset e bregdetin e Mesdheut ku dimri është i butë dhe vera e nxehtë.
Pjesën më të madhe të relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshta dhe malet e ulëta, pjesa tjetër jugore përshkohet nga Pirenejtë dhe ajo lindore nga Alpet e larta. Pika më e ulët e relievit gjendet nën nivelin përgjatë lumit Ronë (ang. Rhone) (-2m) dhe ajo më e larta në lartësinë e 4,807 metrave në qafën malore Mont Blank (fr. Mont Blanc).

Ekonomia
Artikulli kryesor Ekonomia e Francës
Franca eshte ekonomia e dyte ne Europe pas GJermanise dhe e pesta ne bote pas SHBA, Japonise, Kinës dhe Gjermanise.Ajo pothuajse është në pozita të përafërta me ekonominë britanike,ku në vite të ndryshme gdp ndermjet ketyre 2 vendeve leviz me një perqindje shume te vogël(në 2009 gdp e Francës ishte 2.6 trilion dollarë ndërsa ajo britanike 2.1) duke bërë që këto 2 shtete te zevendesojne njëra tjetrën për sa i përket fuqisë nr 2 ne Europë.Megjithatë pozita e saj europiane për PIB për banor është vetëm e 9-ta nga 15 sipas Eurostat, organi zyrtar i statistikave europiane. Ajo është e 4-ta eksportuese në rang botëror, e dyta për shërbime dhe prodhime bujqësore. Eshtë e para adresë turistike botërore.
Ekonomia franceze është kryesisht një ekonomi shërbimesh. Sektori i tretë permban 72% nga popullata aktive, kurse sektori i parë (bujqësi, peshkim) përfaqëson më shumë se 4% dhe sektori i dytë (industri) 24%.Energjia,vecanërisht ajo nukleare luan nje rol parësor ne ekonominë e Francës. Përvec një eksportuese e madhe e produkteve bujqësore Franca njihet dhe si nje konkurente e forte dhe per sa i perket eksporteve te prodhimeve industriale.Luan nje rol te vecante industria e makinave,anijeve apo dhe avioneve. Ne Toluze ka qendrën dhe finalizohet avioni i konsorciumit europian airbus.Parisi është qendra më e madhe ekonomike finaciare e Francës,nga ku është përqendruar dhe një pjese e industrisë vecanërisht ajo tekstile.

Demografia
Artikulli kryesor: Demografia e Francës
Piramida e popullsisë së FrancësFranca sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2010 ka patur gjithësej 65.4 milion banorë, me dendësi mesatare për km2 110 banorë. Radhitet në vedin e 20 –të në botë. Ndërsa në vendin e 47 –të për nga sipërfaqja me 547.030 km² Tri e katërta e popullsisë së Francës jeton në qytete.. Pjesa dërmuese e popullsisë janë francezë. Por ekzistojnë edhe pakicat si: Flamanët,Bretanjët,Baskët,Katalonët,Korzakët . Nuk ka shënime për pakicat sepse ky term në Francë pothuajse është i panjohur. Pakicat me kalimin e kohës pothuajse krejtësisht janë asimiluar. Vonë nën presionin e Unionit Euroopian Franaca iu ka kushtuar vemendje më të madhe pakicave kombëtare dhe etnike..
Gjuhë zyrtare është frengjishtja, por ekzistojnë disa gjuhë lokale si gjuha baske, bretonje,katalone,flamane,gjermane etj. Këto gjuhë vonë qeveria i ka leju të përdoren. Megjithëate gjuha frenge mbetet gjuhë e vetme zyrtare. Kisha Katolike Romake është religjioni kryesorë në Francë. Mbi 80% e popullsisë deklarohen si katolik.
Sot rreth 6% e populsisë deklarohen se i përkasin religjonit islam. Proteant janë vetëm 2 % e popullsisë. Ndërsa ebrej janë gjithësejt 1% e popullsisë së Francës.
Njimi
Njimi
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 09/02/2011

https://info.macedonianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi